
Ushqyer vetëm Bio

Zogjtë
Rasati i parë është ai, ROSS 308 zogj të bardhë klasik të pularive, race e cila rritet në stallë deri ne therje. Rasati i dytë është rraca tradicionale me pëndë të kuqe dhe këmbë të verdha, me rritje të ngadalte
nga 70 deri ne 100 ditë qe sjell mish me cilësi te lartë e më shumë shije.
Zogjtë e Detit
Zogjtë e tjerë janë zogjtë e detit, tradicionalisht të pranishëm në festat e fundvitit,
Rritja bëhet sipas traditës shqiptare dhe zogjtë rriten me ushqim specifik natyral të lirë në fusha.

Rritje e Kontrolluar
Zogjtë Erogert rriten nëpër mjedise te kontrolluar nga kompjutera, në temperature, lagështirë dhe aspirim ideal, pajisur
me teknologjinë e fundit italiane.
Ushqimi Zogjve
Pëzgjedhim ushqim cilësor për zogjtë që rritim në Erogert, në të njëjtën cilësi që edhe vendet e BE përdorin për shpendët me përbërje misër,sojë dhe vitamina. Kompania eshte e fokusuar te ushqimi bio dhe nuk perdor suplemente shtese,duke mundesuar rritje natyrale te zogjve, gradualisht pa nxitës.
Thertorja Erogert
Therja bëhet tërësisht e automatizuar me teknologjinë italiane, duke garantuar higjene maksimale, pastrim të mirë duke kaluar nëpër makineri.
