Cilësi do të thotë Shëndet

Kush Jemi?

Erogert Shpk është një kompani shqiptare që punon në fushën e rritjes së shpendëve, therjes, paketimit dhe shpërndarjes së mishit të zogjve rritur në këtë pulari.

Historiku

Fillimet e saj Erogert shpk i ka që në vitin 2005. Kompania ka konkuruar në treg me cilësinë dhe shijen e mishit të shpendëve rritur në mënyrë naturale dhe me ushqime Bio, duke krijuar një treg të gjerë dhe një reputacion të mirë për emrin dhe prodhimet e saj, njohur ndryshe si pula radostine.

Misioni

Synimi ynë është të sjellim të konsumatori produkte sa më cilësore dhe të garantuara për shëndetin. Pëzgjedhim ushqim cilësor për zogjtë që rritim në Erogert, në të njëjtën cilësi që edhe vendet e BE përdorin për shpendët me përbërje misër,sojë dhe vitamina. Kompania eshte e fokusuar te ushqimi bio dhe nuk perdor suplemente shtese,duke mundesuar rritje natyrale te zogjve, gradualisht pa nxitës. Kjo na mundëson që të ofrojmë mishin më të mirë të shpendëve në treg.